Rrëshqitjet e gurëve në aksin Elbasan-Librazhd, hapet në dy krahët rruga pas disa orësh e bllokuar

Reshjet e rëna orët e fundit në vendin tonë kanë shkaktuar një sërë problemesh në rrugët e Shqipëri. Në Elbasan disa akse janë bllokuar, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se niveli i prurjeve të ujit në të gjithë kaskadën e Drinit është rritur, ndërsa kjo situatë vlerësohet e mirë përsa i përket prurjeve.

Reshjet e dendura dhe stuhitë e shiut pasditen e së premtes shkaktuan problmatika në disa pjesë të vendit.

Per shkak te ujerave te shumte dhe inerteve te rena nga shpatet anesore te rruges, u bllokua plotesisht aksi rrugor nacional Elbasan-Qafe Thane ne vendin e quajtur kthesat e Murrashit per gati 2 ore.

Rreth ores 20.00 u hap qarkullimi ne njerin krah te rruges dhe situate ka qene nen masat e firmes kontratkuese te ndihmuara nga nje mjet i bashkise Librazhd, si dhe patrullat e policise rrugore.

Gjate natës ka pasur prezence te inerteve ne rruge ndërsa qe nga oret e mengjesit aksi rrugor eshte i hapur ne 2 krahet por levizja eshte e kontrolluar pasi po punohet per pastrimin e inerteve te rena qe jane ne rruge.

Gjithashtu prani të inerteve ka pasur edhe akset Librazhd-Stebleve, aksin rrugor nacional Librazhd-Stebleve ne te gjithe gjatesine e tij, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, ndërsa ne aksin rrugor Gjinar-Zavaline prane fshatit Zavaline ka bllokim te rruges per shkak te nje masivi shkembor i cili ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Nderkohë reshjet kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim.

Prurjet e lumejve që furnizojnë me ujë bazenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë dhe kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar dhe prurjet janë optimale.

Kështu, krahasuar me 6 ditë më parë, niveli i ujit në Fierzë, është rritur me 4 metra.

Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji elektrike.

Ndërkohë prurjet natyrore në kaskadën e drinit janë nga 70 metër kub në sekondë në vau të Dejës, 800 në Fierzë dhe 1075 metër kub për sekondë në Koman.

Ndërkohë, moti keq me reshje shiut ka krijuar probleme ne zonen e Mirdites.

Ne rrugen Rreshen-Kurbnesh ka patur rreshqitja guresh te medhenj te cilat kane rene ne rruge, prane fshatit Perla i Eperm.

Kjo situate ka veshtiresuar levizjen e automjeteve, ndërkohë që edhe në ditë në vijim pritet që sasia e reshjeve të rritet.

Rrëshqitjet e gurëve në aksin Elbasan-Librazhd, hapet në dyRrëshqitjet e gurëve në aksin Elbasan-Librazhd, hapet në dyRrëshqitjet e gurëve në aksin Elbasan-Librazhd, hapet në dyRrëshqitjet e gurëve në aksin Elbasan-Librazhd, hapet në dy