Berisha i prerë: Nuk tërhiqem nga kandidimi për kreun e PD. Rama është kompleksuar nga rikthimi im
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për kreun e Partisë Demokratike.
Ai tha se Ramën e kanë kapur komplekset pas rikthimit të tij.
Sali Berisha: S'mund të ndodhë kurrë që të tërhiqem. Ramën e kanë kapur komplekset me rikthimin tim.
Ndër të tjera Berisha tha se është i vetmi që Edi Ramën e ka mundur dy herë edhe në 2009 dhe në vitin 2011.
Sali Berisha: Unë në kurrikulin tim jam i vetmi sot që kam të regjistruar dy fitore kundër Edi Ramës. Fitoren e zgjedhjeve të 2009 me 4 deputetë, dhe fitoren e 2011. Nëse ka një njëri që…a e pe se si tha; me të vdekurit nuk merrem. E ka kapur kompleksi i vdekjes. E ka kapur frika e rikthimit tim. E ka të qartë, ndaj tha; s’flas me të vdekurit.
Këtë deklaratë Berisha e tha në emisionin “Zonë e Lirë “ në Klan Tv.
