Detaje të reja/ Qëlloi administratorin Besnik Simoni, edhe autori i dyshuar i plagosur

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur këtë të premte në Kallmet në Lezhë, ku mbeti i plagosur kryetari i kësaj Njësie Administrative, Besnik Simoni.

Pak orë më vonë, policia arrestoi autorin Altin Marku.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se edhe ky i fundit gjithashtu ka rezultuar i plagosur.

Mësohet se Marku ka marrë një plagë në krah.

Dyshimet janë se mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë 4 orë pas plagosjes me armë zjarri të kreut të Njësisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, policia arriti të arrestojë autorin e dyshuar Altin Markun.

Marku u kap në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi dhe armen e krimit.

Besnik Simoni u qëllua të paktën tre herë me pistoletë në mes të rrugës nga Altin Marku, i cili pas sulmit u largua duke humbur gjurmët.