Aksident në Lungomare të Vlorës, plagosen 2 vajza

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës.

Burime për Ora News bëjnë me dije se janë përplasur 2 makina, një Benz dhe një tip Mazda.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy vajzat që ndodheshin në automjetin tip Mazda.