Shembet masivi i dheut si pasojë e shirave, bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Elbasan - Librazhd
Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
Si pasojë është shembur një masiv dheu në rrugë, duke bërë që automjetet të ngelen të bllokuara.
Ora News ka siguruar edhe videon, ku shihet si pasojë e bllokimit të rrugës është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.
Sakaq, emergjencat civile në Prefekturen e Elbasanit konfirmojnë se situata është serioze dhe i bëjnë thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin lëvizjen në këtë aks pasi është shume i rrezikshëm për momentin.
"Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore."- thuhet në njoftim.

Ndërkohë Autoritet i Rrugor shqiptar bën me dije se janë marrë masat me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës.
