Murrizi: Kur blihet opozita është fatkeqësi, me hajdutët që shqiptarët i përzunë në 2013 nuk vihet në pushtet
Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, thotë se është fatkeqësi kur blihet opozita, duke iu referuar PD, kur Basha ishte në krye të saj.
Në një intervistë për Ora News, Murrizi tha se opozita ka qenë fasadë, ndërsa shtoi se ajo nuk vjen kurr në pushtet me ‘hajdutët që i përzunë në vitin 2013”.
Myslim Murrizi: Që qeveria të korruptohet nuk është çudi, por kur blihet opozita është fatkeqësi, është një diktaturë e kamufluar, e pështirë. Opozita ka qenë fasadë, përsa kohë bashkëqeverisë me këta. Flas për atë që kishte vulën deri dje që u shpall si anti-amerikan në 2019 dhe në 9-shtator të 2021 u kthye në pro-amerikanë. Dje ne asnjë nuk votuam Anastas Angjelin, këta votuan djalin e Preç Zogajt. Këta të pafytyrët votuan Anastas Angjelin. Me këta hajdutë që shqiptarët i përzunë me 1 milionë në 2013 opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Hall i madh se po pajtohet Enkelejdi me Enkeledën, po pajtohet Gazi me Albanon, Berisha me Bashën, Tritani me Dash Sulën, pse ky është halli i opozitës? Këta ishin bashkë në 25 prillit, përse nuk fituan? Në politikë nuk ka miqësi te vota.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
