Incineratorët, Strazimiri: Përgjegjësi kryesor Rama, projektin e prezantoi kur ishte në opozitë. SPAK të hetojë

Gent Strazimiri, nga Komisoni i Rithemelimit është shprehur se Lefter Koka dhe Alqi Bllako të cilët tashmë janë arrestuar pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e incineratorëve nuk janë koka e kësaj afere.

Në një intervistë për Ora News, Strazimiri tha se ky projekt është shpallur nga Edi Rama që kur ishte në opozitë, ndërsa shtoi se përgjegjësi kryesor në këtë aferë është po ai.

Gent Strazimiri: Koka e Bllako nuk janë koka e aferës së incineratorëve. Është një  projekt i shpallur nga Rama që kur ishte kryetar i opozitës, që do të shfuqizonte i cili monopolizonte tregun e plehrave ën Shqipëri. Ishtë një ligj i miratuar nga parlamenti paraardhës sipas të gjitha standardeve të BE. Në fakt e mbajti fjalën, më 10 tetor të viti 2013 pa bërë ende muajin në Kryeministri shfuqizoi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, dhe premtoi në parlament që do të bënte diçka që në asnjë vend të botës nuk ishte parë. Ajo që bëri u pa.

Sot janë incineratorët që nuk ekzistojnë, incineratorë që nuk do të duhej të ekzistonin. Vazhdojmë të paguajmë me paratë e buxhetit maskarëllëkun që është i Edi Ramës dhe i askujt tjetër. Sigurisht që përgjegjësia është personale,por edhe kolektive. Një nga individët që ka përgjegjësi personale është Edi Rama. Në këtë situatë që ndodhemi dikush duhet të ja hapë petët lakrorit.

Strazimiri theksoi se SPAK fillimit nuk duhet të merrje me zyrtarë të nivelit të dytë, po të niste hetimet për ata që janë në krye të kësaj afere.

Gent Strazimiri: SPAK nëse do të duhet të ishte vërtetë SPAK dhe jo kaps duhet të hapte petët e lakrorit dhe të mos merrej me zyrtarë të nivelit të dytë siç ka qenë Alqi Bllako por t’i shkojë të vërtetës deri në fund.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.