Ju flet Moska - SPAK e shpall zyrtarisht Shqipërinë bazë të luftës civile në Iran

SPAK e shpall zyrtarisht Shqipërinë bazë të luftës civile në Iran ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Sot SPAK ka bërë me dije se ka ngritur akuza për një shtetas iranian për disa vepra të kryera në vendin tonë, si organizatë terroriste dhe pjesëmarrje luftarake në një shtet të huaj.

Në përfundim të hetimeve dhe kjo ka ndodhur në mars 2021, dosja dërgohet për gjykim ndaj të pandehurit dhe tani akuzohet ky shtetas se ka kryer këto vepra penale.

Duke regjistrua këtë vepër penale SPAK pranoi praktikisht dhe pohoi zyrtarisht, por u ra një kambanë alarmi në tru, sepse ky shtetas donte që agjenturat iraniane dërgojnë komando që luftojnë opozitën iraniane duke luftuar që këtu për të përmbysur regjimin atje.

Ky person po merrte pjesë në veprime luftarake në vendin e tij, në një luftë atje, për shkak se SHBA-të na e sollën opozitën e armatosur në Shqipëri.

Shteti shqiptar është bërë palë në veprime luftarake dhe në konfliktin e një vendi të huaj duke lejuar krijimin e bazës së MAC.