Rama sekretari i përgjithshëm i NATO-s? Mediet shqiptare bien në grackën e studiueses për 1 prill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2022, 20:57
Një person e quajtur Suzana Starikov, studiuese është tallur sot me pjesën më të madhe të mediave në vendin tonë.
Ajo për 1 prill ka postuar me shaka në Twitter një postim ku shkruan se kryeministri Edi Rama do të bëhet në dhjetor sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Ndërkohë lajmi i mor me shpejtësi nga shumë media serioze dhe portale në vend duke e marrë atë si katërcipërisht të vërtetë pas një burim tjetër, por duke ju referuar vetëm Suzana Starikov.
Vetëm pak orë më vonë Suzana Starikov del dhe sqaron se e gjitha kjo ka qenë një rreng për mediet e vendit tonë.
Ajo shkruan se mediat shqipfolëse e morën lajmin pa e verifikuar, duke e shkruar lajmin edhe me emrin gabim të kryeministres së Estonisë.












