Paraditja me rrebeshe shiu dhe stuhi ere, ja parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2022, 08:12
Vendi ynë paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur ku herë pas here shirat do të jenë rrebeshe.
Sipas MeteoAlb, më problematike situata vijon në veri të Shqipërisë.
Nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 38 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.