Me 26 kg kanabis në makinë, pranga dy të rinjve nga Kurbini
Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në Lezhë. Në pranga kanë rënë dy shtetas, Ardit M dhe Emiljan G.
Kapja e tyre u bë në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot. Dy shtetasit po lëviznin me një mjet tip "Mitsubish" në fshatin Pllanë.
"Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. G., u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre. Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç banues në Kurbin dhe E. G., 22 vjeç banues në Kurbin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike'', kryer në bashkëpunim" njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.
