Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një kambist dhe ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash.

Në kuadër të operacionit “Valuta”, për goditjen e informalitetit u bë arrestimi i . A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

"Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme veprimtarinë e këmbimit valutor", informoi policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.