A duhet të punojmë gjatë muajit të Ramazanit? Flet për Ora News Hoxhë Vladimir Kera
Hoxhë Vladimir Kera, thotë se muaji i shenjtë i Ramazanit, simbolizon një sakrificë të njeriut për t’u bërë më i mirë e më i devotshëm.
Në një intervistë për Ora News, Kera tregoi se si duhet të sillen njerëzit në këtë muaj, duke thënë se njeriu duhet të bëjë përmirësim në të gjithë aspektet e mundshme.
Vladimir Kera: Muaji i shenjtë i ramazanit simbolizon një obligim hyjnor që nuk e kanë vetëm besimtarët myslimanë e kanë edhe fetë e tjera. Ramazani simbolizon një sakrificë të njeriut, për t’u bërë më i mirë, më i devotshëm. Agjërimi është një përgjigje e ftesës së Zotit të cilët besimtarët jo vetëm thjesht e marrin këtë në aspektin obligativ por ka edhe një kusht që duhet të jetë në vullnet të ri.
Çdo adhurim në islam dy shtylla kryesore: formën dhe thelbin. Forma është shkëputja nga ushqimi, nga mëngjesi deri në mbrëmje, për kategori të veçanta, si nënat me fëmijë, njerëzit me sëmundje, janë të lirë të mos agjërojnë.
Aspekti tjetër që është thelbi, që do të thotë se ky agjërues është në kërkim të devacionit. Kjo nuk është heqja dorë vetëm nga një mëkat, por përmirësim nga të gjitha aspektet e mundshme. Nëpërmjet këtyre dy formave, besimtari është në kërkim të mëshirës së zotit. Profeti Muahmed thotë se Zoti s’ka nevojë për heqjen dhe urinë tuaj nëse nuk hiqni dorë nga gjërat e liga dhe urrejtja. Nuk ka ndonjë peshë.
Ai tha se në muajin e Ramazanit ka zbritur dhe libri i shenjtë kurani.
Vladimir Kera: Në islam ka një moment shumë të veçantë të muajit të Ramazanit ka startuar dhe zbritja e Kuranit. Muaji i shenjtë i Ramazanit, veçanërisht “Nata e Kadrit” me fillimin e shpalljes hyjnore që Zoti kumtoi me Prefetin Muhamed “Lexo me emrin e Zotit tënd bujar”
I pyetur se a duhet të punohet gjatë muajit të Ramazanit, Kera u shpreh: Ne nuk na lejon kurani të hedhim perceptime të gabuara mbi fenë. Nuk thotë Kurani heq dorë nga udhëtimi. Feja vjen që ta ndihmojë njeriun në jetën e tij t’i japë atij motiv, por e mëson edhe si dhe pse. Puna nuk është një veprim mekanik, është edhe një gjurmë është edhe një veprim.
Agjërimi vjen për njerëzit e mundshëm, për ato të cilët ia kanë mundësi. Nëse je i sëmurë Zoti thotë lëre agjërimin, por t’i plotësojnë ditët më vonë.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.
