Situata pandemike në vend, hiqet kufizimi i grumbullimeve
Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të premte, 1 prill në një deklaratë për mediet ka komunikuar masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se situata ka qenë e kontrolluar me një qëndrueshmëri të indikatorëve monitorues të saj, sidomos të numrit relativisht të ulët të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor. E vetmja masë që do të ndryshojë është ajo e kufizimit për grumbullimin e 50 personave në aktivitete të ndryshme kulturore.
Rakacolli: Situata në vend paraqitet qëndrueshme por kujdesi duhet të vazhdojë. Duke u bazuar në analizën e indikatorëve që monitorojnë situatën Komiteti i Ekspertëve në lidhje me nivelin e masave vendosi të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 nëpër grumbullime nëpër aktivitete të ndryshme dhe të mbushjesh së kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku bëhen këto aktivitete. Mbeten në fuqi: të gjithë qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit duhet të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme, pasaportë vaksinimi, test prc të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeç. Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetë-izolohen dhe të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit. Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëve për personat e shtruar. Gjithashtu mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj. Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19.