A po bashkohet PD? Këlliçi: Fokusi bisedimet, aq shumë sa kemi luftuar me njëri-tjetrin do e kishim rrëzuar Ramën
A po shkojnë gjërat drejt normalizimit në PD pasi situata duket e vështirë? Për Ora Neës, deputeti Belind Këlliçi pranoi se rruga nuk është e lehtë, por u shpreh optimist drejt një normalizimi të jetës politike të brendshme.
Këlliçi: I takon Grupit Parlamentar pikë së pari që të vendosë dhe rikthejë normalitetin brenda partisë tonë politike. Duke qenë se Grupi Parlamentar është organi i vetëm legjitim i pakontestueshëm na takon që të ulemi dhe të flasim hapur me njëri-tjetrin se ku qëndron situata sot, rëndësia që ka bashkimi në PD.
Këlliçi u shpreh se janë fokusuar në bisedime.
Këlliçi: Unë jam shprehur për nevojën e bashkimit dhe uljes së toneve sepse aq sa kemi luftuar me njëri-tjetrin po të ishin shpenzuar kundër Edi Ramës rrezik ishte rrëzuar Edi Rama dhe do ishte PD në pushtet. Unë e konsideroj të shteruar debatin e brendshëm.
Sipas tij, tani është përcaktuar se kush është shumica dhe kush është pakicë brenda në PD. Në këto momente, tha Këlliçi, të gjitha energjitë duhet të fokusohen në bashkimin e demokratëve.
