Ju flet Moska - Meqënëse SPAK nuk guxon as ta marrë në pyetje Erion Veliajn për incineratorët...

Meqënëse SPAK nuk guxon as ta marrë në pyetje Erion Veliajn për incineratorët...ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: SPAK ka bërë një numër të madh arrestimesh për çështjen e incineratorëve. Kanë rezultuar ashtu siç kanë rezultuar, por këto arrestime janë bërë vetëm për incineratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Kurse përdorimi i parave publike është bërë me incineratorin e Tiranës. Për një periudhë afatgjatë të rëndojnë mbi qytetarët e Tiranës në dy mënyra pagimi, si taksapagues të qeverisë dhe pushteti vendor 430 mln euro që çuditet kryeminsitri thotë ku janë.

SPAK ka thirrure të marrë në pyetje kryetarin e bashkisë Fier Armando Subashi, pro nuk ka thirrur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Nëse ka kryetar bashkie që është më i përzierë në këtë aferë, është Erion Veliaj i cili ka bërë veprime të kundraligjshme. Në komisionin parlamentar për çështjen e incineratorëve Veliaj u mundua t'i shmanget përgjegjësive, por përgjegjësia është e qartë. SPAK së paku duhet ta marrë në pyetje Erion Veliajn.

SPAK nuk e merr në pyetje sepse Erion Veliaj është James Bond. Këtë e shikoni në tetor të vitit të kaluar në premierën e filmit të James Bond, ku Erion Veliaj i veshur si James Bond bëri të zotin e shtëpisë në pritjen për promovimin e filmit.

Ndër të ftuarit ishte dhe drejtuesi i SAPK Arben Kraja. Ti kur ke qenë i ftuar në pritjen e James Bond si do marrësh në pyetje James Bondin?