Bllako dorëzoi mandatin, Kraja: Do presim njoftimin zyrtar nga Kuvendi, më pas do veprojmë

Alqi Bllako ka dorëzuar sot, 30 mars mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e tij.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja lidhur me këtë çështje tha: Do presim njoftimin zyrtar nga kuvendi më pas do veprojmë.

Bllako nuk është paraqitur fizikisht në ambientet e Kuvendit dhe letrën e ka dorëzuar me postë.

Menjëherë pas dorëzimit të letrës, Kuvendi njoftoi SPAK-un se u anulua mbledhja e komisionit të mandateve.

Njoftimi i Kuvendit

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.
Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga madadti i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Faleminderit!