Kuvendi e anuloi pas dorëheqjes së Bllakos, deputetët e PD-së kërkesë Nikollës të mblidhet Këshilli i Mandateve
Alqi Bllako ka dorëzuar mandatin e deputetit pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e tij. Në shkresën e tij drejtuar Kuvendit Bllako thotë se heq dorë nga mandati për tu përballur me drejtësinë i zhveshur nga çdolloj posti dhe për të vërtetuar pafajësinë e tij.
Menjëherë pasi dorëzoi mandatin, Kuvendi njoftoi SPAK-un se u anulua mbledhja e komisionit të mandateve.
Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi bën me dije se pavarësisht njoftimit të Kuvendit, 5 deputetë të Partisë Demokratike i kanë bërë një kërkesë zyrtare kryetares së Kuvendit, Lindita Niklolla që të mblidhet Këshilli i Mandateve ditën e sotme.
Kërkesa është firmosur nga Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi Dhe Enkelejd Alibeaj.
Sipas tyre mbledhja e Këshillit të mandateve duhej të zhvillohej sepse PD, deputetët e opozitës duhet të njihen me dosjen që SPAK ka nisur në Kuvend.
Por sipas Kuvendit, për shkak se objekti i mbledhjes së këshillit të mandateve ka qenë për heqjen e imunitetit të Alqi Bllakos, nuk ka më vlerë që të mblidhet ky këshill, pasi nuk ka çfarë autoriteti t'i hiqet Alqi Bllakos.
Vendin e Bllakos në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i PS do ta zërë Pandeli Majko.

