Shehu: I bindur se grupi parlamentar do i kthehet normalitetit. Mësimet që morëm nga Basha

Deputeti i PD Tritan Shehu është shprehur i bindur se duke nisur që nga nesër grupi parlamentar i PD do të futet në normalitet.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se nisur nga statuti i 11 dhjetorit, i cili është miratuar nga Gjyakata, Sali Berisha do të jetë pjesëmarrës në mbledhje.

Ai tha se mbledhja do të drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ndërsa shton se do të diskutohet rendi i ditës për në Kuvend.

Tritan Shehu: Jam I bindur se që nesër grupi parlamentar do të futet në normalitet. Ka qenë i shpërbërë, i ndarë. Tashmë është e qartë që grupi parlamentar është një. Mendoj se do të jetë një mbledhje e zakonshme grupi. Berisha do të jetë nesër në grupin parlamentar sepse Kuvendi i 11 dhjetorit ka marrë vendime të qarta. Jam I bindur që Berisha do të jetë nesër në mbledhje. Nesër s’ka pse të jetë askush i përjashtuar, jo vetëm në grupin parlamentar por në të gjithë PD. Mendoj se tashmë jemi futur në rrugën morale të funksionit tonë. Mbledhja do të drejtohet nga Enkeljed Alibeaj. Besoj se mbledhja e cila do të jetë vetëm një orë është e mjaftueshme për të diskutuar për rendin e ditës. Duhet të futemi në normalitet duke filluar me grupin parlamentar, të transmetojmë mesazhin se jemi së bashku.

I pyetur se çfarë duhet të ndryshojë PD, që të mos përsëritet situata si në rastin e Bashës, Alibeaj u përgjigj: Unë propozoj të krijojmë një zonë muzeale në PD, për të kuptuar sa gabim dhe sa tragjike është të blindosh një parti politike. Duhet të nxjerrim mësime edhe në një element tjetër. Të gjitha përcaktimet zgjedhjet, kandidaturat duhen përcaktuar me votën e njerëzve. Unë them që PD është bashkë, edhe pse nuk janë të gjithë në një mendje.

Ai ka komentuar dhe dorëheqjen e Alqi Bllako-së nga mandati i deputetit, duke thënë se ky i fundit tashmë është një njeri i thjeshtë.

Tritan Shehu: Unë mendoj se lënia e mandatit e mbyll çështjen në parlament dhe i hap rrugën prokurorisë për të marrë vendimet e veta. Nëse jep dorëheqjen ai nuk është deputet, por qytetar i thjesht dhe SPAK ka të gjitha të drejtat kryejë veprimet.

Përgatiti Anila Kolgjini.