Afera e incineratorëve, Logu: Mos të mbyllet çështja vetëm me Kokën e Bllakon, janë të përfshirë Ahmetaj, Agaçi e Rama

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu në një deklaratë për mediat është shprehur se përgjegjësinë për aferën e incineratorëve nuk mund ta mbajë vetëm Lefter Koka dhe Alqi Bllako, por edhe ministri Arben Ahemataj, sekretari i përgjithshëm i PS, Ëngjëll Agaçi dhe Kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, këto të fundit janë të përfshirë drejtëpërdejtë në aferën e incineratorëve. Ai thotë se Rama e ka për detyrë të kontrollojë ligjshmërinë e akteve dhe veprimet që kryejnë institucionet dhe personat nën përgjegjësinë e tij

Marash Logu: Dy kanë qenë arsyet kryesore që SPAK ka  kërkuar arrestimin e Alqi Bllako-s

E para ka të bëjë me faktin që prona ku është ndërtuar incineratori i Fierit është kategorixaur nga tokë arë në tokë truall. Vetëm ndryshimi i këtij kategorizimi i ka sjellë buxhetit shtetit shtetit një dëmë prej 160 milionë lekë të vjetra. Përgjegjësia kërkohet të reduktohet vetëm te kryetari i Komisioonit të shpronësimeve, te Lefter Koka dhe te Alqi Bllako. Komisioni Hotimor ka pasur mundësi të konfirmojë se para se të miratohej vendimi i Këshillit të Ministrave, është kërkuar dhënia e mendimit të Ahmetaj. Ky i fundit në cilësinë e ministrit të financave ka pasur detyrë të verifikojë nëse projekt vendimi që po i paraqitej ishte në përputhje me ligjin. Mjafton të lexoheshin dokumente që janë paraqitur për të kuptuar shkeljen flagrante. përgjegjësia nuk mund të jetë vetëm e Alqi Bllakos por edhe i Ahmetajt. 

Më pas vendimi i është i paraqitur Këshillit të Ministrave. Sekretari i Përgjithshëm duhet të kontrollonte aktet që do i paraqiteshin për miratim Këshillit të Ministrave. Këtë detyrë e ka pasur Ëngjëll Agaçi. Nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia as Kryeministri, i cili ka pasur për detyrë të kontrollojë ligjshmërinë e akteve dhe veprimet që kryejnë institucionet dhe personat nën përgjegjësinë e tij.

Marrja nën përgjegjësi penale e Lefter Kokës dhe Bllakos është një hap pozitiv por i pamjaftueshëm, pasi rezulton se ka qenë të përfshirë edhe Ëngjëll Agaçi, Kryeministri dhe Arben Ahmetaj.  

Po ashtu ai tha se në këtë aferë është i përfshirë edhe Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, pasi sipas Logut ky i fundit ka paguar duke e ditur se po vepron në kundërshtim me ligjin. Ai thotë se veprimet e paligjshme të tyre i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një humbje prej 160 milionë euro. 

Marash Logu: Përgjegjësia e kryetarit të Bashkisë Fierit është edhe më e madhe se edhe vetë sekretarit të përgjithshëm. Armando Subashi megjithëse ka konstatuar paligjshmëri nuk ka marrë asnjë masë. Ai ka vijuar me kryerjen e pagesës në këtë tokë duke e kategorizuar si truall. Veprimet e këtyre shtetasve, i kanë buxhetit të shtetit dëm prej 160 mln eurosh.

Arsyeja e dytë për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin e Bllakos ka të bëjë me faktin se në cilësinë  e drejtorit të AKUM ka favorizuar kompanitë që ndodheshin në pronësi të pronarëve të incineratorëve. Çështja e incineratorëve është e njëjta çështje me të njëjtët pronarë, që i përdorin kompanitë për të fshehur përgjegjësitë e tyre direkte.