Po ju krijohet një grup parlamentar në burg? Rama i nervozuar: Nuk është përgjegjës zgjedhësi nëse i zgjedhuri rrugës shkel ligjin
Edi Rama në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk është përgjegjës nëse i zgjedhuri shkel ligjin.
Këtë e tha pas pyetjes se a ndjen përgjegjësi që deputetët e PS po shkojnë në burg pasi akuzohen si të përfshirë në çështjen e incineratorëve.
Ai tha se përgjegjësaia kolektive i përket sistemit në komunist
Pyetje: A keni përgjegjësi që i keni vendosur në lista si kryetar partie sepse kallëzimet për ta kanë qenë që në vitin 2020?
Rama: Edhe kjo kërkon vazhdimisht përgjigje, sepse ende sot dhe çuditërisht, përgjithësisht nga ata që për arsye të panjohura i thonë vetes antikomunist, të djathtë a liberalë përsëritet një opinion i kthyer në akuzë a në pyetje që i përket kohës së përgjegjësive koletive të sistemit komunist. Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik.
Pyetje: Po ju krijohet një grup parlamentar në burg, nuk ndjeni përgjegjësi?
Rama: Zgjedhjet e njerëzve në jetë me të cilët vendos të lidhësh jetën, apo me të cilët vendos të bashkohesh në projekt bazohen mbi një sërë arsyesh e kriteresh që nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës nëse i zgjedhuri prej tij ose prej saj në një moment të caktuar të rrugës së vet shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë krejtësisht të ndara.
Prokurorin e gjykatësin e shoh që e bëjnë shumë në rrugë, në media, me mikrofon është e drejtë e tyre por unë di të them që sot është një Shqipëri tjetër.
