"Kryetari i bashkisë Fier ka bërë të njëjtën shkelje si Bllako", Alibeaj pyet SPAK: Pse disa të nënës dhe disa të njerkës?
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediet i drejtoi një pyetje SPAK-ut.
Sipas Alibeajt, të njëjtën shkelje që ka bërë Alqi Bllako e ka bërë dhe kryetari i bashkisë në Fier.
Prandaj Alibeaj pyet SPAK: Pse për njërin kërkohet me të drejtë në zbatim të ligjit, procedohet si i pandehur dhe arrestohet dhe për tjetrin jo?
Alibeaj: Korrektesën ligjore të këtyre shkeljeve kush e monitoron. Njëri prej subjekteve është sekretari i përgjithshëm i këshillit të ministrave. Ai sheh se sa është respektuar ligji dhe në momentin kur e shikon se nuk është respektuar ligji duhet t'i ndalojë këto veprime të qeverisë. Ka qenë në dijeni të plotë të gjithë këtyre shkeljeve. Alqi Bllako pritet të arrestohet, pritet nëse Këshilli do mblidhet dhe do japë autorizimin, Engjëll Agaçi jo.
Kryeministri që miraton vendimet për shpronësimin ka detyrimin kushtetues të monitorojë se sa zbatohet ligji nga ministrat e vet. në këtë kërkesë që do duhet të shqyrtohet në orën 18:00 kërkuar nga SPAK sqarohet kjo çështjen pse disa të nënës dhe disa të njerkës? Kjo është çështje e rëndësishme që ka të bëjë me drejtësisë, drejtësia duhet të jetë e barabartë.
