Kërkuan të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Kuvendi i përgjigjet deputetëve të PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2022, 20:07
Kuvendi i është përgjigjur deputetëve të PD-së të cilët kërkuan që të mblidhej Këshilli i Mandateve.
Pas dorëzimit të letrës nga Alqi Bllako për të lënë mandatin, Kuvendi anuloi mbledhjen e Këshillit.
Por 5 deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan që mbledhja e Këshillit të zhvillohej në orën e përcaktuar pasi anulimi i saj ishte antikushtetues dhe antiligjor.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla arsyeton se pse është anuluar mbledhja. Kryeparlamentarja sqaron se deputeti dorëzoi vetë mandatin dhe për këtë arsye mbledhja nuk është mbajtur, pasi s’ka objekt shqyrtimi.
