Kush është Nuredin Dumani? I dyshuar për 7 ngjarje, të plagosurit i merret ADN-ja për analizë në laborator

I shumëkërkuari Nuredin Dumani i arrestuar natën e kaluar në Fier dyshohet për të paktën shtatë ngjarje të viteve të fundit. Shumica prej tyre, janë kryer nga njeri hije, pas armiqësisë mes tij dhe Talo Çelës, për milionat e eurove të grabitura në pistën e aeroportit të Rinasit.

Nuredin Dumani i cili u arrestua mbrëmjen e të martës, 29 mars në Fier ishte kthyer prej vitesh në një hije për policinë.

Pas atentatit të zhvilluar një ditë më parë në fshatin Papër të Elbasanit mësohet se një telefonatë anonime në polici ka ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e të shumëkërkuarit.

I riu më origjinë nga Dibra dyshohet aktivitetin kriminal e nisi si tutor prostitutash, ndërkohë që policia dyshon se ka marrë pjesë në 7 ngjarje kriminale të ndodhura gjatë viteve të fundit.

Grabitja e parave në pistën e Rinasit duket se prishi ekuilibrat mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës. Vrasja e 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia hapi siparin e atentateve.

Altin Ndoci dhe Klevis Alla rrëfyen se ishin paguar nga Dumani dhe Çela për të vëzhguar 2 vëllezërit që u vranë tek tregu i makinave në Shijak.

Më herët në të njëjtin vend u vranë edhe Anxhelo Avdia dhe Dorian shkoza.

Sipas policisë ekzekutimi i 4 personave të cilët merreshin me shitblerje e servis makinash ka të bëjë me grabitjen e parave në pistën e aeroportit të Rinasit pasi më herët viktimat kishin bashkëpunuar me Çelën dhe Dumanin.

Edhe pse ata ishin në kërkim nga policia atentatet nuk ndaluan. Kësaj herë Nuredin Dumani u përfshi në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Pas krimit ishte shoku i Dumanit, Klevis Kapllani që vendosi armën në servisin e që është në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit për t'i fajësuar ata si vrasësit e Emiljano Ramazanit.

Teksa rrethi i përfituesve të parave të grabitura në Rinas ngushtohej më 15 shtator të vitit 2020 u vra pranë banesës Klevis Kapllanaj.

Sipas policisë shkak për ngjarjen ishin paratë e Rinasit dhe autori dyshohet se ishte Nuredin Dumani.

Tashmë në listën e kundërshtarëve të Nuredin Dumanit kishte mbetur pa u ekzekutuar vetëm  Talo Çela.

Por në pamundësi për ta kapur për arsye se ai qëndronte në arrati, Dumani i dha një mesazh ish-mikut të tij duke ia ekzekutuar të vëllain, Bujar Çela.

Kamerat e lokalit si dhe një gjurmë daltiloskopike nxorën zbuluar Nuredin Dumanin.

Prokuroria në dosje ka edhe disa ngjarje të cilët kanë mbetur pa autor ku dyshohet se pjese e këtyre ekzekutimeve është 37 vjeçari nga Dibra.

Për këtë arsye atij i është marrë një profil ADD e cila do të jetë kyçe për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë viteve të fundit.