"Po më bullizoni", Rama nxehet nga pyetjet, çon gazetaren në "riedukim": S'të përgjigjem për 60 ditë

Kryeministri Rama ka pasur një situatë të tensionuar me gazetarët gjatë deklaratë s së sotme për mediet pas përfundimit të mbledhjes së kryeministrisë. Me sa duket pyetjet e gazetarëve kanë nxehur kryeministrin dhe ai vendosi që ta çojë njërën prej gazetareve për riedukim.

"A do t'i shikoni letrat që firmosni pas këtij episodi zoti kryeministër?"

Rama: Ti e humbet sot në këtë moment të drejtën e përgjigjeve të mia për 60 ditët në vijim, kalon në riedukim. Në sot kemi pasur një mbledhje të kryesisë. Është e pabesueshme...

Gazetarja: Është e pabesueshme që kemi një tjetër deputet nga grupi juaj në arrest.

Rama: Mësohuni t'i besoni këto sepse do shikoni shumë më tepër akoma.

Gazetarja: Pse nuk e njihni që është aferë korruptive?

Rama: Tani do mbani ndonjë rregull këtu se unë s'di çfarë të bëj. Ky është abuzim ekstrem me detyrën, me publikun. S'po them bullizëm se i bie jam unë i bullizuari, por edhe bullizëm është.