Urdhër arresti për Bllakon, Rama: Deri në fjalën e fundit të drejtësisë është i pafajshëm

Teksa ka komentuar urdhër arrestin nga SPAK për Alqi Bllakon pasi ky i fundit akuzohet si i përfshirë në aferën  e incineratorëve, Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se në demokraci përgjegjësitë janë individuale dhe jo kolektive.

Kreu i qeverisë tha se Bllako është i pafajshëm deri në momentin që drejtësia thotë fjalën e fundit.

Rama se politika nuk do të jetë mburojë për ata që shkelin ligjin.

Edi Rama: Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik. Sot që flasim përgjigja ime është në parim, në rastin konkret dhe në të gjitha rastet, këtë nuk e caktoj as unë as ju, deri në momentin që drejtësia do të thotë fjalën e fundit këta njerëz janë të pafajshëm. Këtu sot për shkak të reformës në drejtësi  dhe për shkak të kësaj partie që i bën nder të gjithë atyre që e votojnë i kemi arritur në pikën që nuk ka mburoja politike në rrugën e drejtësisë, por në pikën që njerëzit të shpallen të fajshëm nëpër mikrofona mund të shkojë kush të dëshirojë por jo unë. Unë s’jam ar prokuror as Gjykatës. Sot është një Shqipëri tjetër dhe nuk duhet të çuditet askush që kërkohet nga drejtësia që të përgjigjet. Unë s’I komentoj vendimet që merr Gjykata.