Incineratorët, Rama: Nuk ka përgjegjësi kolektive në demokraci. Personalisht i keqardhur për Alqi Bllakon
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të parë në lidhje me urdhër-arrestin e SPAK për Alqi Bllakon, i cili tashmë ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me përgjegjësinë, Rama është shprehur se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndërkohë që shprehet se personalisht është i keqardhur për Blalkon.
Numri 1 i qeverisë thotë se në demokraci nuk ka përgjegjësi kolektive, ndërsa ka shtuar se këto po ndodhin si rezultat i reformës në drejtësi.
Edi Rama: Për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi, që do te vinte dita që edhe njerëz me pushtet do të shkonin para drejtësisë, nuk besonin se këtë reformë ne e ndërmorëm dhe do vazhdojmë ta mbështesim për të krijuar kushtet që me kohë, me mund me durim një proces i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë. Në nivelin personal, njerëzor patjetër jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës, i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë. Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik.
