Me T-shirt e mbi krevat, Ora News siguron foton e momentit kur policia hyri në dhomë ku fshihej Dumani
Ora News, ka siguruar foton e Nuredin Dumanit, në momentin që RENEA ka shkuar për ta arrestuar.
Arrestimi i Dumanit është bërë në një apartament në Fier, vetëm disa orë pasi ishte plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri mes tij dhe Talo Çelës në në Papër të Elbasanit.
Siç shihet në foto,e cila është bërë në momentin që polciai ka yrt në dhomë, Dumani është i veshur me një ‘T-shirt’ dhe me mbathje. Ndërkohë mësohet se shpinën e ka pasur të fashuar duke qenë se mori dhe një plumb në shpinë.
Ai është mbi një krevat, por ajo që bie në sy është ndryshimi i look-ut, pasi Dumani ka rritur flokët, ndryshe nga fotot që kishte publikuar policia vite më parë ku dhe e shpalli në kërkim pasi akuzohet për një sërë vrasjesh.
Forcat RENEA dhe policia e Fierit bënë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje, mbrëmjen e të martës, 29 mars.
Operacioni për kapjen e tij nis pas një atentati të dështuar rreth orës 17:35 të 29 marsit 2022 pranë fshatit Papër, në vendin e quajtur "Ura e Zezë", në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, e cila të lidh me qytetin e Cërrikut. Dyshohet se Nuredin Dumani ka qenë në makinën BMW drejt të cilës është qëlluar me armë zjarri.
Disa orë më pas, policia e lokalizoi në një pallat në lagjen "Apolonia" në Fier, aty ku e vunë në pranga nga forcat Speciale RENEA.
Bashkë me të u shoqërua edhe një vajzë e re dhe 40-vjeçari Henrik Hoxhaj.
Ky i fundit u kap me pistoletë në brez dhe besohet se është njeriu që transportoi Dumanin pas atentatit në Elbasan drejt Fierit ku ai kishte ngritur një strehë sigurie. Aty u gjetën edhe armë.


