Bardhi i përgjigjet Berishës: Nuk mund t'i imponohesh Grupit Parlamentar

Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha i cili u shpreh se do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Në reagimin e tij në Twitter, Bardhi shkruan se askush nuk duhet t'i imponohet apo të injorojë vendimin e Grupit Parlamentar.

Ai i referohet shpalljes "non grata" të Sali Berisha dhe shkruan se deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit.

Bardhi: Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.