Egjipti ankesë në FIFA për racizëm dhe dhunë në Senegal
Lojtarët e egjiptit u ngjyrosën me lazera nga tifozët në ekzekutivimin epenalltive që çuan ne fund Senegalin në Kupën e Botës.
Një sjellje e tillë por edhe disa pamje të mëvonshme të transmetuara ku disa tifozë sulmuan lojtarët e Egjiptit e gjithashtu autobusin e kombëtares kanë detyruar “Faraonët” që t’i drejtohen FIFA-s.
Federata e Futbollit e Egjiptit ka bërë të ditur se ka bërë një ankesë kundër Federatës Senegaleze për “racizëm” dhe dhunë. Mbrëmjen e së martës, Faraonët nuk arritën të kualifikoheshin në Kupën e Botës 2022, të mposhtur me penallti 3-1 në një atmosferë të cilësuar tepër armiqësore nga krerët e futbollit egjiptian.
“Skuadra egjiptiane u përball me racizëm pasi në tribunat në stadium u shfaqën parulla fyese drejtuar lojtarëve, në veçanti kapitenit Mohamed Salah. Të gjitha të dokumentuara nga fotot dhe videot bashkangjitur ankesës”, thuhet në deklaratën e Federatës Egjiptiane të postuar në rrjetet sociale.
Federata ka treguar edhe pamjet e autobusit të sulmuar nga Senegali që gjithsesi rrezikon ndonjë gjobë ose ndeshje pa tifozë por vështirë të privohet nga Kupa e Botës./Ora News/.
