Salah humbet penallti, Mane nuk gabon. Senegali shkon në Kupën e Botës (Video)
Nuk ka hakmarrje për Egjiptin dhe për Mohamed Salah. Fati e deshi që dy finalistët e Kupës së Afrikës që u përballën 2 muaj më parë të luajnë finalen playoff për Kupën e Botës dhe në fund sërish festojnë vendasit teksa Sadio Mane u tregua deçiziv.
Ndeshja e parë u fitua nga Egjipti 3 ditë më parë dhe sonte Senegali iu përgjigj njësoj teksa fitoi 1-0 pas 90’ minutave lojë me golin deçiziv të Dia të shënuar që në 4’.
Duhej të luheshin shtesat dhe sërish nuk pati zhvillime dhe ashtu si në Kupën e Afrikës ishin penalltitë përcaktuese në këtë duel. Plot pesë penallti u gabuan dhe rëndoi shumë ajo e humbur nga Salah teksa atë te fundit e realizoi Mane për Senegalin duke çuar kampionët e Afrikës në Kupën e Botës në Katar.
Edhe Gana u kualifikua për në Botëror pasi barazoi ndeshjen e dytë 1-1 me Nigerinë në fushën e këtyre të fundit../Ora News/.
