Xhaka: Ndeshje e veçantë ndaj vendlindjes. Asnjë problem për zëvendësimin
Granit Xhaka luajti ndeshjen e 100-të me Zvicrën dhe këtë numër të rëndësishëm e arriti ndaj Kosovës në një miqësore që u mbyll 1-1. Pas ndeshjes kapiteni Xhaka shprehu emocionet për ndeshjen e veçantë teksa nuk donte ta bënte diçka të madhe momentin e zëvendësimit.
“E veçantë për mua, për familjen, për miqtë. Një ndeshje kundër vendlindjes time, një vend që e du shumë. Kosova ka lujtur mirë, edhe na kemi luajtur mirë. Zëvendësimi? E kam një karakter që dua te jem në fushë, dua të luaj sa më shumë për Zvicrën. Kjo temë po bëhet pak më e madhe, kështu që nuk dua të zgjasë këtë temë. Kosova ka një ekip shumë i mirë, me lojtar individual të mirë. Besoj se në të ardhmen do të kenë sukses”, u shpreh Granit Xhaka.
Ndërkohë që edhe autori i golit për dardanët, Milot Rashica foli për ndeshjen dhe emocionet e golit.
“Shpresoj me vazhdu kështu së shënuari gola. Kryesorja për ne ishte sërish se zhvilluam ndeshje të mirë. Patëm raste për ta fituar krejt ndeshjen. Sonte luajtëm me kundërshtar të fortë dhe e kemi matur veten se ku jemi”, u shpreh Rashica pas ndeshjes./Ora News/.
