Armando Sadiku shënon sërish, hap rrugën e fitores për Las Palmas (Video)

Një ekip që fiton nuk ndryshohet dhe sërish Armando Sadiku ka marrë bekimin e trajnerit të Las Palmas. Në ndeshjen e dytë radhazi si titullar, sulmuesi shqiptar shënoi sërish, madje 2 here duke realizuar golin e trete radhazi në pak ditë.

Për lojtarin kuqezi është një çlirim i madh pasi ka vuajtur këto 2 vite për shkak dhe të eksperiencave jo të mira teksa sot në 22’ i dha barazimin Las Palmas.

Me një devijim të saktë në vendin e duhur, Sadiku realizoi golin që ndryshoi ndeshjen pasi që në pjesën e parë ekipi vendas shënoi edhe 2 herë të tjera./Ora News/.