Brazili sërish spektakël, barazon Argjentina. Kili jashtë Botërorit (Video)

Ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit për zonën latine ishin dramë e vërtetë. Gjithçka u luajt për vendin playoff që të çon në Botëror pasi 4 vendet e tjera ishin përcaktuara dhe Kili shpresonte të arrinte.

Në shtëpi ata u përballën me Uruguain e jo vetëm që nuk u kualifikuan por as nuk mundën të fitonin. 2-0 fitoi Uruguai që shënoi në fund të ndeshjes me Suarez dhe Valverde. Vendin e pestë të playoffit e mori Peruja që arriti të fitonte 2-0 me Paraguain.

Brazili e mbylli fazën eliminatore me një fitore 4-0 në Bolivi ku dha spektakël edhe pa Neymar. Richarlison shënoi dy herë ndërsa realizuan edhe Paqueta me Bruno Guimaraes.

Ndeshja e fundit eliminatore për Argjentinën u mbyll në barazim 1-1 në fushën e Ekuadorit. Me Messin në fushë skuadra e Scalonit nuk është se shkëlqeu gjithsesi edhe me disa lojtarë të rinj në fushë si Alvarez, McAllister apo Foyth.

Në 24’ Julian Alvarez shënoi golin e avantazhit për miqtë ndërsa pas një insistimi të gjatë në sekondat e fundit, Enner Valencia realizoi golin e barazimit./Ora News/.