Zëdhënësi i Abramovich konfirmon helmimin. Ja çfarë konsumuan në takim
Tashmë është e konfirmuar të paktën nga mediat botërore se ish bosi i Chelseat, Roman Abramovich dhe delegacioni ukrainas janë helmuar ose ka patur tentative për t’i helmuar në takimin për bisedimet e paqes në Kiev në muajin Mars.
Sipas zëdhënësit të manjatit rus, Abramovich është helmuar dhe ka patur simptomat e helmimit në fillim të këtij muaji por tashmë nuk paraqet rrezik për jetën teksa në media po analizohet më thellë kjo ngjarje që shihet si dorë e rusëve që nuk duan që të arrihet paqja.
Gjithsesi edhe rrjeti i gazetarisë Bellingcat ka shkruar se janë helmuar ose ka patur nje tentative për t’i helmuar vetëm ndaj persionave që ishin në shënjestër, pra Abramovich dhe 2-3 te tjere nga delegacioni ukrainas.
Siç shkruajnë më tej, ata kanë konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë para fillimit të simptomave ndërsa sipas dy ekspertëve të konsultuar një përcaktim përfundimtar i helmimit nuk u arrit për shkak të mungesës së pajisjeve të specializuara laboratorike pranë personave qe ishin ne objektiv në ato momente./Ora News/.
