Foto/ Plas gallata në konferencën e Kosovës, përkthimi bëhet makth për Giresse

Një figure të keqe bëri përfaqësuesja dardane në Zyrih. Në konferencën për shtyp përpara miqësores me Zvicrën, ishte trajneri Giresse dhe Florent Hadërgjonaj që dolën për të folur në vigjilje të kësaj sfide por e gjithë ajo çfarë thane u hodh poshtë nga përkthimi.

Foto/ Plas gallata në konferencën e Kosovës, përkthimi

Foto/ Plas gallata në konferencën e Kosovës, përkthimi

Duhet thënë se fillimisht duhet një përkthyes i mirë për trajnerin pasi e gjithë konferenca u kthye në të qeshura.

Pothuajse në çdo fjali kishte gabime dhe probleme me përkthimin nga frengjisht në shqip dhe anasjelltas.

Foto/ Plas gallata në konferencën e Kosovës, përkthimi

Gjithsesi disa gjëra të rëndësishme u thane teksa trajneri francez u shpreh se Kosova e ka përgatitur normalisht si çdo ndeshje këtë takim dhe se nuk ka vendosur se kush do të jetë portieri titullar.

Foto/ Plas gallata në konferencën e Kosovës, përkthimi

Nga ana tjetër, Hadërgjonaj u shpreh se zgjedhja e tij për të lënë Zvicrën për Kosovën ishte zgjedhje me zemër dhe se është shumë i lumtur për atë që ka vendosur./Ora News/.