Formacionet zyrtare, Xhaka dhe Shaqiri kundër Dardanëve. A do të festojnë nëse shënojnë?

Në Zyrih në të njëjtën orë kur Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë do të luhet edhe ndeshje Zvicër-Kosovë.

Një duel që do të bashkojë për momentin edhe Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën me dardanët në fushë por si kundërshtarë. Gjithsesi të shikojmë nëse do të festojnë në rast goli ndaj ekipit të vendit ku kanë lindur teksa në fushë të dy do të jenë titullarë.

Zvicra: Kobel, Mbabu, Elvedi, Comert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber dhe Gabranoviç.

Në krahun tjetër do të jetë Muriqi e Rashica titullarë teksa Giresse ka përcaktuar dhe formacionin me skemën 4-3-3.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Kryeziu, Rrahmani, Hadërgjonaj, Berisha, Loshaj, Idrizi, Bytyqi, Muriqi, Rashica./Ora News/.