Pak shkëndija në “Air Albania”. Shqipëria barazon, reziston edhe Kosova në 45 minuta
Edhe pse me disa ndryshime në formacion, Shqipëria komandon ndeshjen në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë. Iniciativën gjithmonë e kemi ne dhe kontrollojmë lojën por rastet e pastra nuk janë shumë por edhe nuk munguan.
Në krahun e Odise Roshit janë pothuajse aksionet më të rrezikshme në pjesën e parë teksa Manaj dhe Broja nuk arritën të gjenin golin ndërsa Çekiçi kishte rastin më të mirë për të shënuar në 38’ me një depërtim në zone por gjuajtja ishte mbi tra.
Edhe Gjeorgjia kishte 2 raste të rrezikshme ku në 41’ iu afruan edhe portës së Strakoshës duke gabuar në gjuajtjen e fundit. Gjithsesi një pjesë e parë 0-0 që flet më shumë për Shqipërinë.
Ndërkohë në Zyrih, Kosova gjithashtu po reziston ndaj Zvicrës teksa pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa ndeshja është tepër e ekuilibruar dhe për momentin me meritë dardanët po marin një barazim./Ora News/.
