Broja titullar i palëvizshëm, ka një debutues për kuqezinjtë ndaj Gjeorgjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 16:46
Edy Reja nuk mundet dhe nuk mund të bëjë tashmë pa Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi është pika jonë e referimit dhe sërish sot ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” do të jetë titullar.
Në krah me të sot do të jetë jo Cikalleshi por Manaj ndërsa trajneri italian ka bërë edhe disa ndryshime të rëndësishme ku i ka dhënë hapësirë që nga minuta e parë Kristjan Asllanit.
Kjo është edhe 11-sha titullare që do të zbresë në fushë ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit të luajtur në Air Albania përpara finales së Conference League në Maj.
Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Roshi, Hysaj, Asllani, Ramadani, Ç ekiçi, Broja dhe Manaj./Ora News/.
