Shqipëria vuan për të shënuar. Barazim pa gola në miqësoren ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria nuk arrin të fitojë miqësoren me Gjeorgjinë e cila u mbyll me rrjeta të paprekura në “Air Albania”. Edhe pse me disa ndryshime në formacion, kuqezinjtë ishin më të qartë në lojë dhe më insistues në ndeshjen në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë por ajo që mungoi ishte goli.

Në një pjesë të parë, skuadra jonë tentoi të gjente rrjetën me sulme nga krahët sidomos nga ai i Roshit në të djathtë teksa Manaj dhe Broja nuk arritën të gjenin golin. Çekiçi kishte rastin më të mirë për të shënuar në 38’ me një depërtim në zonë por gjuajtja ishte mbi tra.

Edhe Gjeorgjia kishte 2 raste të rrezikshme ku në 41’ iu afruan edhe portës së Strakoshës duke gabuar në gjuajtjen e fundit. Gjithsesi  Pjesa e dytë nisi pa Brojën pasi Reja e zëvendësoi me Cikalleshin teksa sulmuesi i sapo futur rrezikon me një gjuajtje menjëherë në 59’ që shkon ngjitur me shtyllën.

Shqipëria vuan për të shënuar. Barazim pa gola në

Në 67’ jemi pranë golit me Vrionin, edhe ky i sapo futur në vend të Manaj dhe me një devijim të topit i shkon afër golit.

Në 72’ Gjeorgjia na rrezikon me një gjuajtje nga distanca nga Kvekveskiri por Strakosha është në pozicion. Në 78’ një predhë e Asllanit vuri në prove të madhe portierin gjeorgjian i cili largoi topin me vështirësi.

Shqipëria vuan për të shënuar. Barazim pa gola nëShqipëria vuan për të shënuar. Barazim pa gola në

Minutat në vijim janë përpjekje për të shënuar por pa arritur duke konfirmuar se gjetja e golit nga Shqipëria është një problem që duhet zgjidhur pasi në Nations League do të jetë ndryshe./Ora News/.

Shqipëria vuan për të shënuar. Barazim pa gola nëShqipëria vuan për të shënuar. Barazim pa gola në