Shpresat bëjnë 4 humbje radhazi, Anglia i dominon në “Elbasan Arena”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2022, 22:47
Shqipëria e 21-vjeçarëve pësoi humbjen e dytë në pak ditë në eliminatoret për Europianin 2023. Përballë Anglisë, favoritëve të grupit 7 eliminator, djemtë e drejtuar nga Alban Bushi humbën me rezultatin 3-0 që është edhe disfata e katërt radhazi për ta.
Pas një pjese të parë të mirë të interpretuar nga Shpresat, në të dytën Anglia gjeti menjëherë golin me Balogun në 48’ dhe 3 minuta më pas sërish ndëshkoi kuqezinjtë me Jones. Dy golat e shpejtë trondisin ekipin kuqezi që nuk arrin të reagojë dhe në 62’ pësojnë dhe golin e tretë me Balogun sërish.
3-0 ishte rezultati finale, një humbje që e lë Shqipërinë në vendin e katërt në grup me 9 pikë./Ora News/.
