Përkeqësim i motit deri me 1 prill, pezullohen lundrimet në Durrës e Vlorë
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë në drejtimin jug-jugperëndim dhe jug-juglindje në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.
1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.
2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.
3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.
4. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.
Edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave te forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.
Bregdeti shqiptar do të perfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë . Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.
-Njoftohen te gjithë pasagjeret qe kane prenotuar per te udhetuar ne datat 30 e 31 ne linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se linjat jane anuluar per shkak te motit. Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.
-Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit.