Jo vetëm depozita, tani dhe panele diellore nëpër tarraca. Plani që po bën gati qeveria
Qeveria u propozon bizneseve të investojnë në vetëprodhim të energjisë. Ndërkohë që për familjet që duan të investojnë në panele diellore për ujin e ngrohtë pritet që të përgatisë një plan.
“Gjërat janë çdo ditë dhe më keq. Në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji. Aq e vërtetë është sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme të çmimit të energjisë. Bizneset e mëdha duhet seriozisht të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa preteduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjitik shqiptar sepse kjo për kohën që jemi konsiderohet e rrezikshme për sistemin. Çdo prodhues që do të investojë prë të prodhuar energjinë me panele diellore do të bëjë një investim të arsyeshëm dhe më një përfitim të madh në kohë. Sigurisht është investim jo I vogël në fillim por në afat të mesëm dhe të gjatë është fitues. Unë dua që ju të jeni pararojë dhe të gjeni gjithmonë mbështetje ” tha Rama në takim me takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës
Për familjet ka një plan
“Ne po përgatisim një plan për të incentivuar dhe mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë në panele diellore për ujin e ngrohtë etj, etj dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji pë fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës.Kjo nuk ka lidhje me luftën e as krizën por sot e përgjithmonë"
Në Tiranë dhe në shumë qytete prej vitesh vihet re fenomeni i depozitave të cilat vihen në tarraca pasi mungon furnizimi 2 ore me ujë.