Zbulohet roli i 40 vjeçarit që u arrestua me Nuredin Dumanin
Ora News mëson se 40 vjeçari që u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Arratia” është personi që ka ndihmuar Nuredin Dumanin të largohet nga vendi ku dhe u qëllua në drejtim të makinës së tij.
Policia thotë se Nuredin Dumani ka qenë në duke udhëtuar në automjetin tip "BMW" ndaj të cilit u qëllua me breshëri rreth orës 17:35, (29 mars 2022) në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, por nuk sqaron detaje më tej lidhur me dinamikën duke u treguar e rezervuar pasi është ende në hetim.
Ndërkohë Henrik Hoxhaj eshte banor i lagjes “Apollonia” në Fier ku dhe u arrestua Nuredin Dumani.
Në momentin e arrestimit ai u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.
Dumani ndodhet në spitalin e Traumës për tiu nënshtruar operacionit për heqjen e plumbit në shtyllën kurrizore.
Policia ka ndaluar dhe 2 persona të tjerë.
