"Policia me dronë e snajpera", banorja e pallatit ku jetonte Dumani: Mbrëmje terrori, në apartamentin e tij deri para një jave jetonte një italian

Nuk ka qenë një natë e qetë ajo e mbrëmshmja për banorët e lagjes "Apollonia" në Fier dhe aq më pak për banorët e pallatit ku banonte Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje që u prangos nga policia në një apartament në katin e katërt të një pallati 8 katësh.

Një banore e pallatit tregon se kanë përjetuar një mbrëmje terrori dhe ankthi.

Sipas saj, banesa ku jetonte Dumani lëshohet herë pas herë me qira.

Para tij, apartamentin e kishte me qira një italian i cili ishte larguar një javë më parë.

"Jam banore e pallatit e përhershme këtu. Mbrëmë pashë policinë rreth e përqark me dron e snajper, rreth e qark dhe mbrapa shkollës. Zhurma, thirrje policia, policia. Goditje të dyerve. Por nuk dinim se ku vinte ky sinjal, kishim frikë të dilnim, mbetëm brenda. Në mëngjes mora vesh se ka ndodhur një ngjarje, në katin e katërt. Unë e pastroj pallatin këtu dhe i njoh të gjithë banorët. Aty ka banuar një italian me qira dhe ka qenë shumë i rregullt.Para një jave ka ikur dhe nuk dija kush e ka marrë. Tani mora vesh me anë të policisë që ka ndodhur kjo. Në terror ishim mbrëmë, në ankth të gjithë".

"Policia me  dronë e snajpera", banorja e pallatit ku jetonte
Nuredin Dumani