Edhe ministri Manja ja dorëzon drejtësisë deputetin socialist Alqi Bllako: Përgjegjësia penale është individuale
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thotë se përgjegjësia është personale e çdo individi që abuzon me postin zyrtar.
Duke folur pas mbledhjes së qeverisë lidhur me rastin e deputetit Alqi Bllako dhe se kjo është një çështje e drejtësisë dhe e nxiti ta hetojë deri në fund.
Pyetje: A ka ardhur koha që PS të mbajë përgjegjësi dhe vijën e kuqe që ju përmendni ta vendosini para se tu jepni poste të rëndësishme.
Manja: Pyetja juaj ka të bëjë me çështjet e drejtësisë dhe qëndrimi i qeverisë dhe PS saherë ka të bëjë me çështjet e drejtësisë ka qenë i qartë: Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë.Ne inkurajojmë drejtësinë pëër të kryer hetime të shpejta dhe objektive për çështje sensitive dhe që i pëergjigjen interesit publik.Kemi qenë të bindur kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi. Qëndrimi im është i qartë: Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë. Kush shkel ligjin, përgjegjësia penale është individuale. PS është PS, lokomotiva e qeverisjes në Shqipëri, partia që është votuar nga mbi 800 mijë shqiptarë për të qeverisur.

