Shkëndija elektrike djeg banesën në Korçë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 30 Mars 2022, 11:27
Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës.
Mësohet se nga zjarri ka dëme të shumta materiale, në orenditë e banesës.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë dhe policia në vendngjarje.
Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.