Nuredin Dumani do ti nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale te Trauma, ja gjendja shëndetësore e tij
Nuredin Dumani pritet ti nënshtrohet sot një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ora News mëson se Dumani ka plagë me armë zjarri në mushkëri, është në mjekim intensiv, me prognozë të rezervuar.
Dumanit pritet qe ti pastrohet gjaku nga mushkëria për të vijuar pastaj ndërhyrjen.
Forcat RENEA dhe policia e Fierit bënë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i akuzuar për disa vrasje, mbrëmjen e të martës, 29 mars.
Operacioni për kapjen e tij nis pas një atentati të dështuar rreth orës 17:35 të 29 marsit 2022 pranë fshatit Papër, në vendin e quajtur "Ura e Zezë", në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, e cila të lidh me qytetin e Cërrikut.
Dyshohet se Nuredin Dumani ka qenë në makinën BMW drejt të cilës është qëlluar me armë zjarri.

