Zbehet revolta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët akuza aktivistëve
“Kush mbjell uri do të korrë revoltë”, ishte pankarta kryesore në protestën kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë në Tiranë. Por revolta qytetare, nuk u reflektua me pjesëmarrje masive në tubimin e së martës, 29 mars. Në një moment u shënua dhe një incident.
Protesta me slogane nuk ngrohu një pjesë të qytetarëve të pranishëm.
"E shikon çfarë mesazhe jepen. Njerëzit duhet të ngrihen në demonstrata, nuk është më koha e sloganeve. Duhet të kuptojnë që ka arritur fundi."
"Nëse më pyesni mua se kjo qeveri do duhet të ndërrohet për shkak të keqqeverisjes absolutisht që duhet të ndërrohet."
Aktivistet përdorën në këtë manifestim simbolikën e pankartave.
"Janë listat me të cilat qytetarët shqiptarë sot marrin ushqime sepse nuk kanë lek të paguajë deri në fund të muajit, është varfërisë shqiptare e cila mban barrën e një qeverie që shpërdoron paratë në mënyra të ndryshme."
Ata improvizuan një mur ku ngjitën faturat e shtrenjtimit të produkteve, akuzat ndaj qeverisë për grabitje të taksapaguesve përmes koncesioneve apo udhëtimeve të luksit të pushtetarëve. Prioritet nuk janë më qytetaret sipas aktivisteve.
"Nëse bëhet një protestë para SPAK se SPAK i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po bëhet asgjë."
Nëse problematikat nuk zgjidhen protestuesit thonë se do të vazhdojnë të dalin në shesh. Paralajmëruan një tubim para SPAK për të mërkurën.
