Shaqiri: Lufta është e tmerrshme. Kosova? Fokusi im do të jetë vetëm në fushë
Nuk do të jetë e lehtë për Xherdan Shaqirin sigurisht që të luajë ndaj vendit ku ka lindur. Në Zyrih, dardanët do të përballen me Zvicrën, një tokë e dytë e shenjtë për futbollistët pasi janë qindra futbollistë shqiptarë, familje emigrantësh që luajnë dhe janë rritur profesionalisht në këtë vend.
Gjithsesi, Xherdan Shaqiri foli në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Murat Yakin dhe u përpoq që të ruante emocionet kur u pyet sesa speciale ishte kjo ndeshje për të.
“Sigurisht që do të jetë pak më emocionuese. Por është një lojë miqësore dhe Kosova gjithashtu ka shumë lojtarë që janë rritur në Zvicër. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e madhe që ne duam ta fitojmë padyshim. Unë përgatitem normalisht. Unë kam luajtur tashmë ndeshje edhe më të rëndësishme. Duam të tregojmë një reagim ndaj humbjes ndaj Anglisë. Qëllimi është i qartë: të fitojmë çdo ndeshje. Do të përqendrohem plotësisht në atë që do të bëj në fushë”.
Gjatë konferencën, Shaqiri u pyet edhe se çfarë mendon për luftën në Ukrainë duke qenë se edhe Kosova ka përjetuar diçka të tillë ndërsa edhe për tifozët kishte diçka per të thënë.
“Është krejt normale që jo të gjithë fansat të pëlqejnë gjatë gjithë kohës. Mendoj se 95% e njerëzve do të jenë të lumtur të më shohin duke luajtur. Sigurisht që do të jetë një lojë e shkëlqyer. Mendimi im për luftën? Nuk dua të them shumë për këtë, por sigurisht që është një diçka e tmerrshme. Askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe mua”, deklaroi sulmuesi shqiptar që tashmë luan në SHBA me Chicago Fire./Ora News/.
